Mesida, Lirita, Adela – Ndjehemi më rehat sot

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelaliritamesi15/03/09 15:40

Mesida, Lirita dhe Adelajda bisedojnë për nominimet e kësaj radhe. Mesida thotë se ka frikë se do dalë ajo kët herë. Ajo thotë se mbrëmë nuk donte që të dilte Adelajda apo Lirita dhe se ishte shumë në ankth. Adela tregon se në ato momente ndjehej shumë keq dhe shikonte se dhe Moza dhe Bjordi i kishin sytë me lot. Ajo i thotë Mesidës se nuk duhet ta mendojë dalje, por t’ia lërë asaj dite këto mendime. Lirita përmend se ka ngelur edhe një gjeneral e një ushtar në shtëpi. E ka fjalën për Sorin dhe Arjonin. Vajzat fillojnë të komentojnë se ndjehen më rehat në shtëpi që pas daljes së Zhuljetës. Adela thotë se ndjehet më shumë në ambjent familjar pasi dhe Arjoni nuk rri më vec por rrinë të gjithë bashkë. Edhe Mesida dhe Lirita e pohojnë këtë fakt.