Zhuljetën e kam dashur shumë

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

1flasin-per-zhuljeten-big-brother-albania-25/03/09 02:10

Kështu ka thënë Mimoza, ndërsa paketonte gjërat që Zhuljeta kishte lënë në shtëpi. Ajo ka thënë se i ka ardhur keq që ajo kishte ikur e po aq keq i vinte edhe për Arjonin që kishte mbetur vetëm. Adelajda i tha se ajo kurrë s’e kishte pëlqyer Zhuljetën, por kur e kishte parë tek ikte edhe asaj i kishte ardhur keq. Por, keqardhjen më të madhe e kishte ndjerë pas fjalëve dhe urimit të Zhuljetës: “Të uroj të të plotësohen të gjitha dëshirat, sepse ti e meriton!”. Bjordi i tha se ashtu u kishte thënë të gjithëve dhe Adelajda mbeti disi e zhgënjyer. “Kujtova se ma kishte thënë vetëm mua!” – tha ajo.