gezim-hajdinaga_oksana-slusarenko_ulcinj_montenegro1

March 18, 2009   | 

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ambasadorja e Ukrahinës në Podgoricë Oksana Sljusarenko.
Në takimin që ajo pati me Kryetarin Hajdinaga bëri një prezantim të shkurtër të Ukrahinës dhe u ndal në aktivitetetet e larmishme që ka zhvilluar ambasada gjatë kësaj kohe veçmas ata që kanë për qëllim bashkëpunimin e ndërsjelltë ndërmjet dy vendeve por sipas saj fusha të shumta bashkëpunimi kanë mundesi të jetësohen edhe me Ulqinin.
Nga ana tjetër Kryetari Hajdinaga, duke i dëshiruar mirëseardhje në Ulqin, foli për resurset e qytetit dhe mundësitë e zhvillimit të tij.
Hajdinaga u pajtua me Ambasadoren Sljusarenko që ekzistojnë fusha të shumta të bashkëpunimit dhe u shpreh i gatshëm që të punohet në këtë drejtim. Ai insistoi në kontakte ndërmjet afaristëve dhe firmave të specializuara, vizitë panaireve dhe aktiviteteve kulturore të të dy vendeve.
U la që takimet të vazhdojnë dhe palët të kenë qasje më për së afërmi për atë që ndodh në të dy vendet e që janë me interes të ndërsjelltë.

Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro