Amir Hollaj, bartës i Listës për deputet i Koalicionit Shqiptar “Perspektiva

March 19, 2009   | Politika

amir-hollaj-bartes-i-listes-per-deputet-i-koalicionit-shqiptar-e2809cperspektiva1. Çfarë prisni nga këto zgjedhje parlamentare?

Nga këto zgjedhje, në radhë të parë presim që të jen në një nivel demokratik dhe që qytetareve tan të ju tregojm një pjekuri dhe qëllim të mirëfillt, te perdorim oratori-fjalor të pastër dhe me fakte dhe qëndrime të paluhateshme politike. Qëllimi ynë është i paster dhe për atë jemi të sigurt në rezultate të mira. Lëvizja Aleanca e re ka përkrahjen e qytetarëve dhe aspak nuk na brengos fakti që disa mundohen të na etiketojn me emra të ndryshëm, sepse me retorika te vjetruara mundohen te fshehin deshtimet e tyre, qe nuk mund të fshihen. Që nga fillimi, nuk jemi larguar nga kerkesat e aktivisteve tan të të gjitha profileve pa dallime dhe nënvlerësime dhe pse jemi të sulmuar nga partit e ndryshme për interesa personale. Levizja qytetare “Aleanca e re” me moton “Për deputetin e Anës së malit “ si dhe inicijativa qytetare nga Tuzi , me të cilet kemi ber një marveshje shume xhentile per arsyra që mos të vij deri te shkapërderdhja e votave, ne keto zgjedhje dalim me “Koalicioni shqipëtar-Perspektiva “ dhe jemi te bindur dhe shume te sigurt në arritjen e qëllimit që të kemi përfaqesim dinjitoz në Parlamentin e Malit të zi.

2. Pse duhet t’Ju votojnë shqiptarët?

-Shqipëtaret në Malin e Zi, dita ditës jan të bindur në fakte se përfaqsimi i deritashem ne Nivelin republikan nuk ka qenë i mirefillte! Kete e them duke pasur parasysh mospajtimet ne mes te Deputeteve tan si dhe mangesit ligjore te cilat nuk jan tejkaluar as pas 3 viteve te pavarsis se Malit të Zi ,edhe pse kemi nje Kushtetut te re , ku sipas saj shqiptaret ne veçanti, si pakic autoktone dhe specifike , por dhe pakicat tjera duhet te ken të drejta te garantuar dhe të parapara me ligjet dhe konventat nderkombetare ato edhe sot mvaren nga dëshira e partive në pushtet prej zgjedhjeve ne zgjedhje.
-Në anën tjeter shqiptaret jan lodhur nga premtimet dhe mashtrimet me ndertime pa plane, me ndricime publike poashtu pa asnje plane, premtim te punesimeve – e fabrika e hotele, dhe ate perhere ne fillim te fushates zgjedhore, qofshin ato lokale apo ne nivelin republikan, periudhe kjo e gjate per nje jete normale dhe dinjitoze, Eshte e vertet qe infrastruktuar, ndricimi, punesimi na duhet por nese mungon infrastruktura Ligjore dhe nese kur eshte ne pyetje punësimi apo dhe shkollimi si dhe përfaqësimi autokton, ka shume mangesi ateher lind pyetja per kend po behen keto investime per pushtet apo per qytetar ?! Qëndron fakti që rinia Shqipëtare dita dites po i leshon trevat e veta dhe po migron ne Amerike e ne shtetet Europes perindimore, për te siguruar nje jete me te mire dhe me dinjitoze ku askushe nuk te pyet prej nga je, ne cilen parti je por a don dhe a din te punoshe!? Ndersa tek ne ketu eshte krejte e kunderta!.
-Ne do te jemi nje fryme e re ne parlamentin e Malit te Zi, i cili qe 18 vite është i uzurpuar nga të njejtit persona të cilët për fatin e keqë të qytetarëve nuk kan arritur të bëjn shumë hapa përpara për shkak të hasmerive personale.

-Për ne ajo është një e kaluar, do të jemi frym për bashkëpunim të mirëfillt në mes shqipëtarëve, çka e kemi treguar dhe me levizjen Aleanca e re dhe me bashkpunimin me qytetaret e Malesis dhe qëllimi jon është përpilim- konsolidim i një platforme të qart dhe të përbashkët për interesin e mbarë shqiptarëve në Malin e zi.

3. Cila është përparësia Juaj në krahasim me bartësit e listave të tjera për deputetë që garojnë në njësinë zgjedhore me shumicë shqiptare?

-Në radhë të parë Lëvizjen qytetare “Aleanca e Re” e karakterizon fryma e mirëkuptimit dhe qëllimit shumë të pastër në skenën politike, bashkëpunimi i mirëfillt me qytetar, largimi nga meshefja pas posteve politike si dhe çka është shumë me me rëndësi aprovimi i vendimeve dhe qëndrimeve me koncenzus dhe pa prapaskena dhe mashtrime e perfitime personale.
-Përparsia tjetër qëndron në faktin që Çdo gjë që fillohet me zemër dhe qellim te paster , per te miren e gjithe qytetareve, garanton sukses te plote! Pra kjo është “ Aleanca e re “ ,kjo është lëvizja qytetare nga Tuzi, ky është Koalicioni Shqipëtar –PERSPEKTIVA.
-Qytetareve të Anës së Malit, te Ulqinit , të Malësis , Plaves, Gusise e Rozhajes ju ofrohet një shans i ri, të cilin ato duhet te dijn ta shfrytëzojn, sepse duke e vlersuar vehten në radhe të parë, dinjitetin personal, do të jemi në gjendje të vlersojm dhe bashkëpunojm me të gjithë.
-Kush është kundër këtij Koalicioni shqipëtar është në radhë të parë kundër vetëvehtës është kundër të mirës së Anës së malit-Ulqinit dhe Malesis dhe të gjitha trevave shqiptare.
Do bejme maksimumin qe qytetareve te ju mundesojm qe tju kthehet dinjiteti i votes duke harruar edhe per nje momente ofertat nga ato qe shume premtojn e aqe ma pake dic realizojn.
Te nderuar qytetare besoj qe e kuptuate qe eshte momenti juaj , per Anen e Malit, per Malesin! Per te gjithe neve !

Plotesoni deshiren, , VOTO PERSPEKTIVEN.

Koha Javore

1