Arjon Muca : Rosela ishte gjëja më e rëndësishme

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-per-roselen-big-brother-albania-218/03/09 00:25

Ti ke akoma ndjenja për Roselën!”- i ka thënë Mesida Arjonit, në dhomën e surprizave, kur ai harroi ta cilësonte atë si ish-të dashurën e tij, por u shpreh “e dashura ime Rosela”. Sipas saj, kjo tregonte që në mënyrë të pandërgjegjshme, ndjenjat e tij për të. Ai i tha se Rosela kishte qenë gjëja më e rëndësishme e jetës së tij. Arjoni shtoi se kishte patur shumë femra në jetën e tij, por Rosela kishte qenë e vetmja që ai kishte kuptuar se e donte. Sipas tij ishte e mrekullueshme ndjesia që përjetoje kur dikush e konceptonte jetën e tij, duke u bazuar në tënden. Arjoni tha gjithashtu se në mënyrën e tij të të menduarit, fakti që i kishte thënë se nuk e donte, tregonte respekt, sepse ai nuk kishte dashur të tregonte egoizëm duke shfrytëzuar dashurinë e saj, ndjenjat e saj për të. Ai donte ta linte atë të lirë që ajo të dashuronte dikë tjetër, që ta donte në të njëjtën mënyrë, sepse ajo e meritonte këtë. “Roselën e dua jashtë mase, – ka thënë Arjoni, – por nuk e dashuroj!”. Ai ka shtuar se nuk mund ta mbante të lidhur pas vetes, për faktin e vetëm që mos ta kishte dikush tjetër. Madje, ai tha se e kishte imagjinuar shumë herë një skenë të tillë dhe e kishte vuajtur jashtë mase, sepse ai ishte shumë xheloz nga natyra. “Ka qenë nata para Krishtlendjeve, – ka shpjeguar Arjoni, – kur i thashë se nuk e doja. S’e kisha menduar se mund ta thoja, dhe ndoshta nuk do ta kisha bërë, po të mos më jepte kurajo Frensi, motra.”.

1