Bjordi është shprehur gabim

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-bjordin-big-brother-albania-219/03/09 10:40

Arjoni i tregon Sorit dhe Dritanit se Bjordi ishte shprehur se askush nuk mund ta nominojë pasi ka njerëz lart. Djemtë habiten me këtë shprehje dhe Dritani thotë se bëjnë mirë që ti sulen njëherë Bjordit e të shohin reagimin e tij. Arjoni, i prekur nga këto fjalë, mendon se është e kotë që të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi. Sori mendon se është vetëm një mendim i shprehur gabim e me nxitim sepse nuk mund të jetë e vërtetë kjo gjë. Ai thotë se me Bjordin veproi njëherë gabim dhe ja ku gjendet në këtë situatë dhe e këshillon Arjonin që të mos i marri këto fjalë si të mirqëna. Arjoni tregon se Mesida i kishte thënë Bjordit se me këtë shprehje po dënonte veten, ndërsa Dritani shton se Bjordit vec i ka hyrë vetja në qejf.