Moza nuk është e vogël

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-mozen-big-brother-albania-217/03/09 12:15

Sori thotë se në debatin që pati Adi me Mozën, nxori dy konkluzione: e para që Lirita nuk i pëlqeu me qëndrimin që mbajti dhe e dyta që Moza nxori se ka shumë të meta në tipin e saj. Ai tregon se ka qënë jashtë kësaj historie dhe nuk mund të vlerësojë se cfarë ka ndodhur por, si spektator, ka vënë re këto gjëra. Sori shton se me mendjen e tij ka bërë krahasimin se si u soll Adelajda me Agonin dhe se si u soll Moza me Adin. Ai thotë se Moza është sjellë shumë keq në atë debat, ndërsa Adela e refuzoi Agonin në një mënyrë të pëlqyeshme dhe të vendosur. Sori mendon se Moza duhet të kishte reaguar në atë moment ose në të kundërt të mos i fuste të gjitha vajzat në debatin e mëvonshëm.Adelajda komenton sjelljen e Mozës dhe thotë se dhe asaj nuk i pëlqeu. Ajo thotë se nëse Adi do ia kishte bërë asaj, do kishte reaguar shumë keq ndërsa sjelljen e Mozës ajo e justifikon sepse është e vogël. Si Sori, dhe Dritani, e kundërshtojnë, pasi Moza nuk është e vogël; ajo është një konkurente e tyre dhe kjo e bën të barabartë me të tjerët dhe sjellja e saj duhet të jetë e një të rrituri. Edhe Adela e mendon kështu dhe shton se ajo në moshën e Mozës nuk sillej si e vogël, por ishte ndryshe, gati gati si tani. Dritani thotë se Moza skualifikoi Pavlinin, Zhuljetën e të tjerët dhe kjo nuk e bën më të vogël e më të parëndësishme se ata. Ai thotë se ata vlerësohen nga publiku dhe është ai që e ka në dorë mënyrën se si e sheh një konkurent.