Qetsori : Mungojnë flirtet

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-dhe-qetsori-big-brother-albania-218/03/09 15:22

Adi gjen në kopësht shapkat e tij të cilat mendonte që i kishte marrë Agoni. Këtu merr shkas Qetsori dhe diskuton për Agonin. Ai thotë:-“Agoni do jetë mërzitur jashtë!” Adi e kundërshton duke i thënë që ai nuk ishte nga ato tipa që e vrisnin shumë mëndjen për këto gjëra. Qetsori fillon diskuton se si do jetë kur ata të gjithë të dalin. Ai thotë:-“Kur të dalim do jemi shokë, apo ku të kam parë?” Adi i thotë që ato do takohen, por jo shumë shpesh. Qetsori mendon që të gjithë duhet të shkojnë në dasmën e Dritanit. Biseda kalon në jetën brenda në shtëpi. Ato janë të mendimit që në shtëpi mungojnë flirtet. Sipas Qetsorit mes Zhuljetës dhe Arjonit mund të lindte dicka e bukur. Ai thotë që nuk i kupton të rinjtë brenda në shtëpi, pasi sipas tij janë shumë pasiv. Adi i thotë:-“Po të kisha një moshataren time brenda dhe të më pëlqente, unë do e provoja!”