Republika nxehet me Arjonin

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bika-per-arjonin-big-brother-albania-219/03/09 10:27

Arjoni është përpjekur ta puthë Republikën në faqe dhe ajo mundohej që ta shtynte. Më në fund, pas shumë përpjekjesh Arjoni ia arriti. Pasi e puthi në faqe ai i tha Republikës me shaka: “Pse bën sikur nuk të pëlqen?! Sot thua mos, dje thoje akoma!”. Republika, në fillim, e ka marrë me shaka, por pastaj i ka mbetur hatri. “Kujdes herë tjetër kur shprehesh!”- i ka thënë ajo Arjonit. Adelajda është munduar ta qetësojë, duke i thënë që Arjoni po bënte shaka, por Bika i është kthyer edhe asaj duke i thënë se ajo kishte mendimin e vet dhe Adela të sajin dhe se kur një gjë nuk i pëlqente, nuk i pëlqente dhe pikë.