Shqiptarët e lindur në Serbi & Mali të Zi, e që jetojnë në Kosovë, duhet t’i kenë dy nënshtetësi

March 19, 2009   | Rajoni / Region

pasaportat-e-kosovesNë Kosovë, pas 17 shkurtit 2008, kanë dalë edhe shumë çështje në sipërfaqe sa i përket dokumenteve të identifikimit. Është krijuar një kaos i vërtetë lidhur me regjistrimin civil  dhe me pajisjen e qytetarëve të lindur jashtë Kosovës e që dëshirojnë për t’u pajisur me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës . Për mundësinë e posedimit të dy nënshtetësive sa më parë  për këtë çështje duhet të debatohet në Parlamentin e Kosovës, por duke konsultuar ngushtë edhe me akademikët tanë dhe me liderët shqiptarë të Malit të Zi dhe Serbisë, prej nga vijnë këta qytetarë.

Shqiptarët e lindur në Mali  të Zi dhe në Serbi, e që jetojnë apo kanë qëndrim të rregulluar në Kosovë, duhet t’i posedojnë dhe t’u njihet e drejta që t’i kenë dy nënshtetësi!  Ky parim bazë duhet të jetë i ndërsjellë edhe për serbët lokalë që kanë të lindur në Kosovë pas vitit 1945 e këndej, por që dëshirojnë t’i kenë dy nënshtetësi të Kosovës dhe atë të Serbisë. Ky parim duhet të vlejë edhe për malaziasit e lindur në Kosovë pas viti 1945, por që janë duke jetuar ende në Kosovë apo jashtë saj, por që dëshirojnë t’i posedojnë në të njëjtën kohë dy nënshtetësi. Kosova me Malin e Zi duhet të bisedojnë që qytetarët e tyre mund të pajisen me dy nënshtetësi, kjo është lehtë pasi Kosova është njohur nga Mali i Zi. Kurse Serbia ende nuk ka njohur Kosovën, por të bisedohet edhe për këtë aspekt shumë të ndjeshëm. Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë së pari për njohjen e ndërsjellë, pastaj mbi çështjen e posedimit të dy nënshtetësive. Por në takime duhet të ngrihen edhe shumë çështje që janë të kaluara, por që do t’i ngarkojnë raportet e të ardhmes. Nëse nuk ngrihen edhe disa çështje që kanë të bëjnë lidhur me shqiptarë jo vetëm në komunën e Medvegjës , Bujanocit , Preshevës, por edhe të qyteteve të tjera si Vranjë, Nish, Leskoc, kur pas Luftës së dytë botërore kishte një komunitet shumë të madh, ku në vitet e 80-ta vetëm në qytetin Beograd kishte 40 mijë shqiptarë, si të lajmëruar me vendqëndrim të përhershëm.  Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë bisedimet mbi çështjen e dy nënshtetësive, pasi që kjo do të ishte me reciprocitet. Absolutisht mendojmë se do të ishte e dobishme të fillonin bisedimet lidhur me këtë temë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arsye se të dy shtetet kanë popullsi të njëri- tjetrit. Kjo çështje duhet të jete edhe një sugjerim i faktorit ndërkombëtarë, por edhe i përfaqësuesve më të lartë shtetërorë nga të dyja palët, se një gjë e tillë do të ishte e dobishme. Konsiderojmë se për këtë çështje duhet  të diskutohet  njëherë në disa nivele të ekspertëve edhe jashtë këtyre dy shteteve në nivel më të gjerë. Por edhe në nivele  të parlamentit dhe të qeverive duhet ngritur këtë çështje për të pasur diskutime të gjithanshme dhe të shëndosha. Lidhur me këtë temë dhe sigurisht që në këtë fazë vetëm do të jetë si fillim që është iniciuar dhe paraparë me kohë. Edhe kushtetutat e këtyre dy shteteve duhet ta parashohin me precizitet  këtë mundësi. Për këtë çështje duhet të ekzistojë njëfarë marrëveshje apo ligj mbi të cilën do të funksionojë, por edhe të ketë kontroll që nuk do të dëmtonte interesin  e dy shteteve të caktuara.  Sa i përket kësaj zgjidhjeje të vetme, popullata është e interesuar  për diçka të tillë, por iniciativa duhet të ndërmerret në mënyrën institucionale.
Në këtë rast kemi të bëjmë me interesin e qytetarëve të caktuar që më herët apo më vonë , të cilët me siguri dëshirojnë të kenë, posedojnë dhe ruajnë në të njëjtën kohë nënshtetësinë e Kosovës, të Serbisë dhe Malit të Zi.
Duke pasur parasysh që ende këto dy shtete nuk kanë arritur të njohin njëra-tjetrën, atëherë duhet filluar sa më parë dhe të shkëmbehen edhe ambasadorët e dy vendeve,  dhe më lehtë do të shkojnë shumë punë që jemi ngatërruar mbi një shekull shqiptarët dhe serbët. Vetëm kështu shqiptarët do t’i ruanin pronat e tyre stërgjyshore  të patundshme prej nga vijnë, por edhe serbët dhe malaziasit. Është standard që qytetari i cili posedon dy nënshtetësi  duhet të votojë në vendin ku punon dhe paguan tatimet dhe kontributet e atij shteti. I njëjti qytetar nuk mund të votojë në të dy shtete. Në këtë rast, duhet të përcaktohet për njërin prej tyre. Ky është standard dhe kjo çështje nuk mund të jetë e rregulluar ndryshe. Kosova ishte në njësi në kuadër të RSFJ-së, por shumë çështje lidhen edhe me Republikën e Serbisë jo vetëm që kufizohen më së shumti këto dy shtete, por popullatë shqiptare ka shumë në Republikën e Serbisë, jo vetëm në Komunën e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës.
Është krijuar një kaos i vërtetë lidhur me pajisjen e qytetarëve të lindur jashtë Kosovës për t’u pajisur me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës. Për këtë çështje duhet të debatohet në Parlamentin e Kosovës, por në bashkëpunim dhe konsultim të ngushtë edhe me dy akademitë tona dhe me liderët shqiptarë të Malit të Zi dhe Serbisë, prej nga vijnë këta qytetarë.

Kjo është një problematikë tepër delikate që kushton në shumë aspekte, dhe duhet njohje të gjithanshme sesi t’i qasemi drejt për të mos lënë pasoja në të ardhmen. Në Mal të Zi kemi një komunitet shqiptar jo të vogël, që  gjithmonë ishte dhe përbën afër 10%, po aq kemi edhe në Serbinë e sotme administrative, po që me këtë shtet menjëherë mund të fillohet në posedimin e dy nënshtetësive, pasi Kosova është njohur vitin e kaluara nga ky shtet. Vështirësi do të kemi derisa Serbia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovë dhe nuk kemi  sinjale që së shpejti do ta ndodhë kjo. Por mbi të gjitha më së shumti do të kemi vështirësi lidhur me pajisjen e qytetarëve me dokumente të identifikimit, sidomos shqiptarët që janë të lindur në Serbinë e sotme administrative kemi që ndoshta preken afër 300 mijë banorë shqiptarë, që kanë të lindur në Republikën e Serbisë pas viti 1945, por që nuk jetojnë në Serbinë e sotme administrative.  Disa serbë lokalë të Kosovës kanë vetëm dokumente të Republikës së Serbisë e shumë pak prej tyre posedojnë dokumente të Republikës së Kosovës, prapë mund ta kenë nënshtetësinë pasi edhe janë të lidhur emocionalisht.

Për shqiptarët jo vetëm të Komunave Medvegjë , Bujanoc , Preshevë , Ulqin ,  Tivar,  por edhe për  qytete të tjera të Serbisë dhe Malit të Zi do të ishte shpëtim. Sa më parë që të fillohet me këtë projekt të posedimit të dy nënshtetësive, aq më mirë do të jetë në të mirë të shqiptarëve, serbëve dhe malaziasve.

Refik HASANI, Gjilan
Gazeta “Kosova Sot”

1