Bika : Bëj gabim që e nominoj e ia them

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bika-big-brother-albania-220/03/09 13:30
Bika mendon se ka bërë gabim që u ka thënë të tjerëve se i ka nominuar dhe kërkon nga Dritani një mendim se si e vlerëson ai këtë veprim të sajin. Dritani mendon se nuk ka bërë as gabim e as mirë sepse kjo është dicka që e bën ashtu si e ndjen. Ai tregon se vetë nuk ia ka thënë askujt por, ka vlerësuar Bjordin kur ia ka treguar se e kishte nominuar. Sipas tij, nëse do ia thoshte dukujt, ai do ishte një person të cilin e konsideron të fortë e aktiv por, kjo mund të sjellë pasoja sepse ai nuk do sillej më ashtu si do sillej më parë dhe do t’i kërkonte arsye të cilat do ishte i detyruar t’ia jepte. Ai shton se ka nga ata që e presin mirë këtë fakt ashtu sic ka dhe nga ata që e presin keq por, publiku është ai që i sheh më mirë këto situata. Dritani mendon se nëse nuk ta thonë, pse duhet t’ua thotë. Bika ndjehet përsëri në dilemë në lidhje me veprimin e saj.