Qetsori ka qenë ushtar model

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

dita-5-e-stervitjes-big-brother-albania-220/03/09 09:00

Për shkak të motit të keq, banorët e shtëpisë së Big Brother kanë bërë një stërvitje të reduktuar në disa ushtrime të thjeshta. Po ashtu, në stërvitje, nuk kanë marrë pjesë disa banorë “të plagosur” gjatë herës së fundit të saj. Ata kanë qenë Bjordi, Mesida dhe Lirita, të cilët Dritani i ka përjashtuar nga stërvitja. Kur sirena ka shënuar përfundimin e saj, komandant Dritani i ka rreshtuar sërish banorët dhe i ka dhënë secilit prej tyre, përshtypjet e tij, për ditën e saotme. Ai ka veçuar Qetsorin për të cilin ka thënë: “Qetsori ka qenë ushtar model!”.