Sori, Adi, Arjoni : Kemi rrugë për të bërë

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

per-nominimetadisoriarjo20/03/09 15:50

Sori, Adi dhe Arjoni bisedojnë me njeri-tjtrin për nominimet por, duke mos folur hapur por duke folur me simbole. Ata e simbolizojnë nominimin me rrugët që mund të përshkojnë, kurse banorët i personifikojnë me emrat e qyteteve nga të cilat vijnë. Sori mendon se nëse bën një rrugë për në Dukat, vendi nga ai vjen, do që në makinë të ketë edhe një mik nga Gjakova. Adi i thotë se nuk ka ndërmend të bëjë rrugë deri në Dukat. Sori e fton Adin që të bëjnë ndonjë rrugë në Gjirokastër. Arjoni thotë se nga rruga e Durrësit nuk ia vlen të kalosh pasi ka shumë trafik dhe Qetsori e mbështet këtë ide. Sori vazhdon të thotë se në një makinë që mban katër persona, duhet që një të qëndrojë para e tre të tjerët mbrapa por, duke qënë miq mes tyre që askush të mos vritet. Adi pyet Sorin se sa të rrezikuar e ndjen veten dhe ai i përgjigjet se luan duke mos e menduar veten si të tillë. Ai thotë se javën e kaluar ka bërë gabim që nuk mendoi edhe për këtë javë, ndërsa tani e ka marrë situatën nën kontroll.