Flet Eklen Laca, ish i dashuri i Mesidës, nga Belgjika

March 21, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Flet Eklen Laca, ish i dashuri i Mesidës, nga Belgjika


Mesida dhe Ekleni

Mesida dhe Ekleni


E keni ndjekur Mesidën në BB?

E kam ndjekur sa herë që kam pasur kohë të lirë, se jam i zënë me biznesin tim.

Si të duket në ato momente që e ke ndjekur?

Faktikisht është vetvetja. Mesi kështu është, e çiltër edhe jo e djallëzuar si vajzat tjera aty brenda.

Të gjitha të tjerat të djallëzuara të duken?

Jo të gjitha, disa po, si p,sh, Adelajda, Aida,

Zhuljeta Si të duken marrëdhëniet e Mesidës me vajzat e tjera?

Për aq kohë sa i kam ndjekur, jo shumë ok. Me Aidën shkon diçka më mirë mendoj.

Çfarë ka që nuk shkon mes vajzave?

Sipas mendimit tim, nuk e kanë shumë qejf Mesidën se e shohin si kandidate të fortë, ndoshta jo aq për çmimin se sa për pasojat që mund t’u sjellë ajo në garën që akoma vazhdon. Po ashtu edhe në lidhje me Bjordin dhe Arjonin, mendoj.

Me këta të dy, Mesidën e kemi parë më afër se me të tjerët?

Po kjo është Mesi pra. I pëlqen një djalë edhe nuk e ka për gjë që të afrohet me të, pikë.

Bën gjithçka për ta arritur qëllimin e saj në lidhje me një djalë?

Ndoshta të thuash gjithçka, është e ekzagjeruar, por shkon shumë larg…

Me Arjonin pamë se bëri një përpjekje për t’u afruar. Si t’u duk?

Pikërisht pra për këtë e kisha fjalën, por nuk duhet që shikuesit dhe televotuesit t’ia marrin për pikë të dobët, se fundja ata spektakël duan apo jo?? Edhe për emancipimin e shoqërisë shqiptare besoj se nuk është keq. Si është Mesida në lidhje? E kam njohur Mesidën nëpërmjet vëllait tim. Ka ardhur te ne në Belgjikë, Qëndroi nja 5-6 javë. Lidhja jonë ishte momentale, e shkurtër fare. Ajo është vajzë e mirë për shoqëri, ndërsa për lidhje “rob zoti”. E ke edhe në vend të shokut, e kuptueshme, e lirë në kuptimin e plotë të fjalës.

Është posesive apo xheloze siç janë vajzat zakonisht?

Jo, absolutisht jo posesive jo jo, në asnjë mënyrë. Nuk do i kishte ecur gjithsesi me mua ashtu.

Në profilin e saj Mesida thekson se ka hyrë në BB për aventurë. Aventurën e kërkon edhe në dashuri apo vetëm në përgjithësi në jetë?

E thashë edhe më lart që është aventuriere, mendoj se e kërkon aventurën në të dyja rastet.

Mesida dhe Ekleni

Mesida dhe Ekleni


Kjo gjë e bën një tip të vështirë në lidhje apo jo?

Nuk mendoj kështu, se një djalë po të jetë tip liberal, mund t’ia kalojë shumë mirë me të.

Mesida rri apo del këtë javë?

Kam frikë se del. Natyrisht, uroj dhe dëshiroj që të mos dalë.

Mendon se raporti i saj me Bjordin dhe Arjonin ka ndikuar për nominimin e saj dhe mund të ndikojë për ta nxjerrë jashtë?

Mendoj se këto dy probleme mund të kenë qenë edhe shkaktarët e nominimit të Mesidës.

Do të thuash se u paragjykua?

Po pra, pikërisht. Dhe duke ditur opinionin që akoma mbizotëron në jetën shqiptare, kam frikë se do të ndikojë në votën e teleshikuesve.

2