Adelajda : Aida po gënjen!

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bikamozaadela121/03/09 15:57

Mimoza shkon të sqarohet me Adelajdën pasi Aida i kishte thënë:-“Qetsori dhe Adelajda duan të të nxjerin në nominim.” Adelajda nxehet dhe i thotë që këtë gjë do ja thotë dhe Qetsorit. Mimoza i kthehet:-“Po ja the, unë nuk të flas me gojë kurrë! Ajo shton që do që gjërat t`i sqarojë vetë, dhe nuk do që t`i ndërhyjë njeri. Adela mendon që Mimoza e ka gabim në lidhje me këtë gjë. Prezente në bisedë është dhe Republika. Adelajda i thotë Mozës që dhe Republika ishte prezent kur Qetsori i tha:-“Në nominim duhet të dalin dhe ato persona që nuk kanë dalë asnjëherë, pasi u bën mirë!” Ajo shton:-“Aida po gënjen!” Ato vazhdojnë diskutojnë për Aidën në lidhje me këtë bisedë. Në dhomë hyn mesida dhe Republika ndërron direkt temë duke folur për veshjet për spetakël.