Anjeza tregon per veten

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-tregon-per-veten-big-brother-albania-222/03/09 03:00

Anjeza ka thënë se dita e saj fillon me vajtjen në shkollë, çdo ditë në orën tetë. Pasi mbaronte mësimin, shkonte në parukerinë ku punonte, punë të cilën e linte diku rreth orës dhjetë të mbrëmjes. Ajo ka thënë se parukerinë e kishte pasion, kishte hyrë në kurs që pas përfundimit të shkollës tetëvjeçare. Anjeza ka treguar se punonte për pasion, por patjetër edhe për të ardhurat, me të cilat ndihmonte familjen, por kryente edhe studimet. Pas pune, pinte ndonjë kafe të shkurtër me shoqërinë. Lidhur me këtë Adi i ka shprehur vlerësimin e vet, pasi ajo ishte një nga ata persona, që bëjnë edhe shkollën edhe punën. “Nëse është kështu si thua, bravo të qoftë!” – i ka thënë ai. Ajo ka thënë se fundjavave i pëlqente të dilte dhe vendet që preferonte të frekuentonte ishin Karaoke Bar. Anjeza ka thënë se nuk kishte ndonjë shoqëri shumë të zgjeruar, por një grup shoqesh të mira. Ajo ka thënë gjithashtu se i pëlqen shumë të kërcente dhe të këndonte. Të parën e bënte mirë, por të dytën, pavarësisht se i pëlqente shumë, nuk kishte zërin e duhur.

3