Don Zhuani Bjord, flasin dy ish-të dashurat në Itali

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

bjordi-big-brother-albania-2TIRANE – Shumë nga shikuesit e Big Brother Albania 2, që kanë komentuar on-line puthjen e Bjordit me Adelajdën nga Kavaja, e përshkruajnë Bjordin si një Don Zhuan, meqë flirtet me djalin simpatik nuk kanë munguar aty brenda.

Ndoshta Bjordit bukurosh i pëlqen roli i bletës? Pak polen nga njëra lule, e pak nga tjetra? Po ja që nuk mendojnë kështu të dashurat e Bjordit.

Dy prej tyre, që janë shfaqur deri më tani në faqet rozë të shtypit, “bashkohen” në një pikë: Sipas tyre, Bjordi i ka patur të pakta historitë e dashurisë.

Një nga të dashurat, italiania Mariana Gato, në një intervistë në shtyp, kur e pyesin nëse është “në dijeni të ndonjë lidhjeje të Bjordit jashtë shtëpisë së BB-së”, përgjigjet: “Nuk e di, pasi mendoj se kam qenë e vetmja e dashur e Bjordit…”.

Sipas rrëfimit të saj, ata janë njohur që kur kanë qenë fëmijë, 14-15-vjeçarë dhe se ishin shkëputur, pasi Bjordi “humbi celularët me gjithë numrat e telefonit”. Disi e pabesueshme, po ja që Mariana, kështu na thotë…

Një tjetër vajzë, që është prezantuar në faqet rozë të shtypit, si ish-e dashura e Bjordit, është Maida, edhe kjo, jeton në Itali. Mbiemri i saj është Jahanexhian, ajo është e ardhur në Itali në moshë të vogël, njësoj si Bjordi.

Maida në një rrëfim të saj në revistën “Spektër”, që do botohet në fund të javës, u ka shprehur revoltë komentuesve të një fotoje të Bjordit, ku ky i fundit, bashkë me dy miq italianë, pozonin të veshur si femra dhe me truk të rëndë në fytyrë. Morisë së hipotezave, se mos djaloshi i shtëpisë së Big Brother-it është gay, Maida i përgjigjet me pezmatim. Përgjigjen mund ta lexoni në “Spektër”, ndërkohë që Maida ka zbuluar edhe një tjetër dashuri të Bjordit. Nuk është vajzë, kësaj radhe, por mace.

Sipas Maidas, Bjordi ka një mace shumë të dashur, me emrin Simba.
Pyetjes për raportet e Bjordit me femrat, Maida i përgjigjet: “Nuk ka pasur shumë të dashura”.

Eh mor Bjordi, nuk po e marrim vesh: Je apo nuk je Don Zhuan?

2