Skerda Mezini : Bjordit i zbulohet një motër – Thashetheme

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

skerda-dhe-bjordin-big-brother-albania-2Gjithnjë kur Antoneta Mezini, e jëma e Bjordit është shfaqur në ekran ka thënë se Bjordin e ka ‘dritën e syrit”, kjo ddhe për vetë faktin se Bjordi është fëmija i vetëm që ajo ka….por nëse “gërmon” në të kaluarën e Antonetës, del që nuk është aspak e vërtetë. Njerëz dhe miq të asaj kohe flasin për Shekullin, disa nga detajet që mbajnë mend për jetën e Antonetës.

Ata tregojnë se në vitin 1976- ‘77 babai i Bjordit, Bujar Mezini ka qenë i internuar në fshatin Shetaj të Ishmit, kjo është dhe koha kur Neta njihet me Bujarin, pasi dhe Antoneta vetë ishte e internuar në zonën e Krevillit.

Të gjithë sa mbajnë mend çifitin në atë kohë tregojnë se Antoneta ka pasur një vajzë të vogël në atë kohë, e cila ka linur para viteve ‘76. madje po të pyesësh në Durrës të gjithë e dinë se Bjordi, tashmë i bërë i famshëm, ka një motër, të cilën e ka motër vetëm nga nëna, ndërsa baballarët i kanë të ndryshëm.

Emri i motrës së Bjordit është Skerda Papajorgji, të gjithë në Durrës ta konfirmojnë këtë fakt, ndërsa emri i babait të saj nuk dihet. Ne kemi siguruar dhe një foto të Bjordit me Skerdën dhe të gjithë mund ta shihni vetë që Skerda ka një ngjashmëri mbresëlënëse me zonjën Antoneta.

Madje dhe përqafimi në foto mes Bjordit dhe Skerdës duket që është shumë miqësor, shumë i dashur.
Mosha e vajzës nuk dihet me siguri, por në vitet kur Bujar Mezini, babai i Bjordit dhe Antoneta ishin bashkë në internim, pra vitet 1976, Skerda ka qenë fëmijë, pra ka lindur para këtyre viteve dhe duhet të jetë mbi 30 vjeç tani.

Po të pyesësh në Durrës, të gjithë janë të sigurt dhe pohojnë se ajo është motra e Bjordit, por nuk dinë të thonë vendndodhjen e saj tani. Dihet që për një kohë të gjata vajza ka jetuar në Gjermani, por tani nuk dihet vendndodhja.
Të dy bashkëshortët ( në atë kohë) janë internuar për shkak se kishin pasur përbërje politike “me probleme” . ata që kanë njohur të jatin e Bjordit, Bujar mezinin, tregojnë se ai ka qenë një burrë i fortë, me karakter dhe që punonte shumë, incidentet që ai shkaktonte ishin për shkak të pijes, këtë fakt e ka konfirmuar dhe vetë zonja Antoneta në një nga spektaklet eBB.

Miqtë e tij në atë kohë tregpojnë se babai i Bjordit ka shkruar shumë poezi, madje poezitë kanë qenë mjaft të bukura dhe cilësore.

Kjo në fakt është lehtësisht e besueshme po të sjellësh ndërmend tekstin e letrës që ai i kishte çuar Bjordit. Teksti i letrës ishte i thurur aq bukur, saqë shumë n jerëz habiteshin se si kishte mundur ai të shkruante një letër aq të ndier.

Ndoshta dhe aftësitë prej artisti që i kanë atribuuar Bjordit dhe me të cilat bën shou në shtëpinë e BB i ka trashëguar nga i ati. Zonja Antoneta është e sigurt që Bjordi sapo të dali nga shtëpia do kërkojë me patjetër të njohë të atin, të munguar tashmë prej 20 vjetësh.
Ndërsa përsë nuk ka dashur të flasi për vajzën e saj dhe përsë Bjrodi nuk e ka përmendur asnjëherë faktin që ka një motër të madhe këtë nuk e dimë.

8