Adelajda dhe Bjordi : Ti nuk ke kurajo

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-dhe-bjordi-bba23/03/09 02:10

“Ti nuk ke kapur njëherë një libër shkencor dhe ta lexosh për të krijuar bindjen tënde!”- i ka thënë Bjordi Adelajades, gjatë një diskutimi mbi jetën, gjenezën, klonimin dhe argumenta të ngjashme, ku Adelajda mbronte prejardhjen nga zoti ndërsa Bjordi të kundërtën. Fillimisht biseda u zhvillua mes gjithë banorëve, por më pas Adela dhe Bjordi e vazhduan diskutimin e tyre më vete. Sipas Bjordit, Adelajda nuk ka kurajo t’i thotë gjërat hapur se kishte frikë se mos lëndonte njeri. Ajo i ka thënë, pas diskutimesh të shumta se preferonte ta zhvillonin këtë bisedë kur të ishin jashtë dhe të ishin rehat dhe jo në shtëpinë e Big Brother. Ajo ka shtuar se ai duhet ta respektojë atë. “Unë të respektojë ty, por jo injorancën!” – i ka thënë Bjordi. Ai ka shtuar se më rehat se ç’ishin këtu, ku nuk kishin asgjë për të bërë përveçse të flisnin, nuk mund të ishin askund tjetër.

2