Aida dhe Adelajda : Ti ke mungesë intelekti

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-debat-me-adelen-big-brother-albania-live23/03/09 03:55

Aida i ka thënë Adelajdes se nuk po e bënte siç duhej rolin e kryefamiljarit, sepse nuk po i ndante në mënyrë të drejtë porositë dhe blerjet e tyre. Ajo i ka thënë Adelës se kjo e fundit nuk e kishte pjekurinë e nevojshme për të dhënë zgjidhjet e duhura. Aida i ka thënë gjithashtu se ajo kishte mungesë intelekti dhe se këtë mendim po vazhdonte t’ia përforconte dita-ditës. Adelajda ia ka kthyer se nuk i interesonte fare që t’ia ndërronte mendimin Aidës. Sipas kësaj të fundit, Adelajda kishte vetëm një cilësi, një zë acarues dhe asgjë më tepër. Adelajda i ka përsëritur se nuk i interesonte fare çfarë mund të thoshte apo mendonte ajo. Sipas Aidës, mosinteresimi i saj, vinte sepse “zysha” mjaftohej me aq sa kishte dhe nuk e kuptonte rëndësinë e atyre që i mungonin.
“Unë nuk kisha aspak qëllim të të acaroja, por ti po kapesh me gjëra të vogla!” – i ka thënë Adelajda Aidës.