Ani : Sekreti im është tek kërcimi

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ani-dhe-arjoni-big-brother-albania-225/03/09 02:22

Duke biseduar me Arjonin, Ani ka thënë se ai ka arritur të bëjë një femër për vete, vetëm duke kërcyer. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që një mashkull të dijë të lëvizë në pistë. “Asnjëherë mashkulli nuk duhet të hidhet më tepër se ç’duhet!” – ka thënë ai. Sipas Anit një mashkull i shoqëruar duhet të kërcejë shumë lehtë. Ai ka treguar për veten se, gjatë kërcimit, di të përmbahet e të bëjë lëvizjet e duhura. I vetmi problem i tij ishte vallëzimi me muzikë të qetë, sepse aty “nuk ia thotë fare”. Veç kësaj do të preferonte që të kërcente me femra që do të ishin vetëm pak më të gjata se ai. Fjalët e tij kanë zgjuar kërshërinë e Arjonit që i ka thënë se nuk do ta humbte rastin më të parë që do ta shihte duke kërcyer.