Anjeza per Bjordin : Ti je më i drejtë se ç’duhet

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-per-bjordin-big-brother-albania-live23/03/09 03:30

“Me aq sa kam vënë re unë, – i ka thënë Anjeza Bjordit, duke shtuar se edhe mund të gabonte, pasi nuk kishte shumë kohë që i njihte, – ti je më i drejtë se ç’duhet!” Ky ishte sipas saj shkaku që atë e keqkuptonin. Bjordi i ka thënë se ai kështu ishte, i pëlqente kjo gjë dhe nuk mund e nuk donte ta ndryshonte. Sipas Anjezës, kjo cilësi e tij, nga të tjerët mund të interpretohej edhe si dobësi. Bjordi i ka thënë se Adi ishte një nga ata që e kuptonin drejt dhe Anjeza ka shtuar se edhe ajo i përkiste atij grupi.