Arjoni pëlqen Mimozën

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-per-mimozen-big-brother-albnia-223/03/09 14:35

Arjoni , Bjordi dhe Ani flasin për makinat. Para tyre kalon Mimoza e cila është rregulluar, dhe ka veshur minifund. Arjoni reagon menjëherë dhe i thotë:-“E di që unë dhe Bjordi të kemi inat tani!” Mimoza i pyet:-“Duken bukur flokët?” Arjoni i thotë që nuk e kanë mendjen tek flokët . Ai dhe Bjordi i kërkojnë që të largohet pasi për ta është shumë provokuese. Ajo largohet ndërsa ata vazhdojnë duke diskutuar për të. Bjordi thotë:-“E ka feminilitetin në gjak, por nuk e kupton!” Arjoni i kërkon Adelajdës që t`i thotë ndonjë fjalë Mimozës për Arjonin. Ajo i thotë që nuk është në dorën e saj, por duhet që ai ta bëj përvete. Adelajda e pyet:-“Kaq shumë e pëlqen?” Arjoni ja kthen:-“Jashtë mase!”

4