Bjordi : Adelajda është shumë e mirë

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-per-adelajden-big-brother-albania-live23/03/09 03:25

“Tani jam shumë mirë!” – i ka thënë Anjeza Bjordit, kur ky i fundit e ka pyetur nëse ishte ambjentuar apo jo. Ai ka vazhduar duke i thënë se Adelajda ishte një vajzë shumë e mirë dhe se ishte shumë ndryshe nga ç’mund të dukej jashtë dhe për këtë ajo duhet ta besonte. Anjeza i ka thënë se nga biseda që kishin zhvilluar pak më parë, Adelajda i kishte thënë se ishte shumë e tërhequr në disa gjëra, për shkak të mentalitetit të vendit ku ka jetuar. Bjordi i ka thënë se mes Adelajdes dhe Mesidës, kishte patur keqkuptime, madje disa nga banorët e tjerë e kishin shfrytëzuar këtë të fundit, për t’i vënë kundër njëra-tjetrës. “Ndaj nuk do të doja që të ndodhte prapë!” – i ka thënë ai Anjezës, duke përdorur pothuajse të njëjtat fjalë që Adelajda ia kishte thënë atij, vetëm një ditë më parë. Ai ka shtuar se ajo mund të mos e pëlqente Adelën, por duhet ta bënte këtë pasi ta njihte e jo ta paragjykonte.

1