Djemtë s`do flenë tek dhoma e vajzave

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

diskutimi-per-punet-big-brother-albania-live23/03/09 17:39

Adelajda si kryefamiljare ka vendosur që të bëj një organizim tjetër në lidhje me punët e shtëpisë. Ajo mendon që personat që bëjnë punë të pastrojnë të gjithë bashkë një ditë po dhe një ditë jo. Këtë vendim ajo e diskuton dhe me banorët e tjerë, për të marrë dhe mendimet e tyre. Qetsori mënjanohet nga kjo gjë pasi ai është personi që gatuan në shtëpi, dhe banorët i kanë dhënë të drejtën për të mos bërë asnjë punë tjetër. Si gjithmonë larja e enëve është kthyer në temë debati. Banorët diskutojnë me nëri-tjetrin në lidhje me të. Republika hap një tjetër diskutim, për dhomat. Ajo thotë:-“Djemtë nuk do flenë më tek dhoma e vajzave!” Arjoni ndihet i ofenduar nga ky mendim i Republikës. Ajo e sqaron duke i thënë që janë dhe persona të tjerë që e mendojnë si ajo. Sipas saj fakti që dhomat janë të ndara për vajzat dhe meshkujt do të thotë dicka. Banorët shrehin mendimin në lidhje me këtë. Sipas Anjezës është absurde që djemtë mos të rrinë tek dhoma e tyre. Qetsori e pyet Republikën:-“Ju trembeni nga vetja që mos bëni hapin e gabuar, apo ngaqë mendoni mos gabojnë djemtë? Pse kërkoni të bëni një viktimë të një bashkëfjetjeje shoqërore?” Republika i thotë Qetsorit që ai ka tendencën për t`i trasformuar gjërat dhe ja arrin qëllimit.