Republika ndihet e sulmuar

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

republika-per-debatin23/03/09 19:37

Republika diskuton për debatin që u krijua në lidhje me djemtë. Ajo thotë që është personi i vetëm që ka treguar më shumë respekt për meshkuj dhe shton:-“Në momentin e parë që Bika thotë dicka e sulmojnë të gjithë.” Adi e kundërshton duke i thënë që nëse do e kishin sulmuar Republikën, do e kishin nominuar. Ajo thotë që një person e krijon vetë respektin tek të tjerët. Adi i thotë që brenda në shtëpi respekti nuk ka munguar nga të gjithë. Republika shprehet e revoltuar nga një batutë e Qetsorit në lidhje me Lazaratin. Ajo thotë që është hera e dytë që e bënte atë lloj shakaje. “E bëri dhe njëherë atë shaka, do ta shikojmë se cfarë do i bëj!”-tha ajo. Tani i thotë që ajo duhej ta argumentonte mendimin e saj dhe jo të thonte-“Nuk dua unë!” Adi i shpjegon që banorët nuk po bëjnë strategji, por një lojë të rastësishme