Vipat e Big Brother Albania 2

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

loja-e-vipave-big-brother-albania-223/03/09 16:55

Banorët improvizojnë një situatë flirtesh. Adelajda dhe Republika janë dy shoqe që shkojnë në një lokal. Aty shikojnë Bjordin dhe Adin të cilët janë të shoqeruar nga Mimoza dhe Lirita, dhe flirtojnë me to. Bjordi luan rolin e menaxherit të Adit, i cili është një nga vipat e “Big Brotheri”, ndërsa Adelajda është një fanse dhe bën si e dashuruar pas tij. Adela duhet të kontaktojë fillimisht me Bjordin për të marrë një autograf të Adit. Më pas Bjordi dhe Mimoza luajnë rolin e vipave të “Big Brotherit” të cilët janë të lidhur. Ata merren në intervistë nga Qetsori i cili është drejtuesi i një emisioni në Top Channel. Bjordi e quan emisionin “Koha e Sorit” . Ai bën pyetje për lidhjen e tyre në “Big Brother”. Banorët më pas kujtojnë lojra të ndryshme me duar, dhe luajnë disa prej tyre.