Adelajda dhe Qetsori : Nuk formoj grupe

March 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-sori-1234-big-brother-albania-225/03/09 14:25

Sori e pyet Adelën nëse do të pranonte një sulm nga ai pasi ai e sheh atë si një lojtare të fortë, Adela i përgjigjet se këtu janë në garë dhe se mosmarrëveshjet, përplasjet apo sulmet janë pjesë e lojës. Sori e pyet atë se nëse do ndaheshin në grupe, a do donte ajo të bëntë pjesë në grupin e tij, por Adela i përgjigjet se as bën pjesë, e as do bëjë pjesë në ndonjë grup por vec grup ku i mbështet dhe e mbështesin. Ajo mendon se aleancat dhe grupimet nuk janë të nevojshme për gjithë lojën por vec për një pjesë të sajë, pasi nëse ajo do ketë një mendim ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të grupit, atëherë ajo përjashtohet prej tij. Sipas Adelës, është mirë që të mos ketë as aleatë të tjerë dhe as kundërshtarë të tjerë sepse këto pësojnë ndryshime të vazhdueshme me kalimin e kohës. Sori e pyet edhe se si e sheh ajo atë, si një konkurent që do t’i marrë lekët sepse për të, ato janë motivi që ai po vazhdon lojën. Adela mendon se ai është nga ata konkurentë që do bënin shumë për ta fituar cmimin, por jo cdo gjë. Për Sorin ky është një vlerësim i madh dhe i thotë asaj se e beson pasi tek ajo i pëlqen që ajo luan pastër në këtë lojë dhe e vlerëson shumë sinqeritetin e saj. Ai i ofron mbështetjen e tij nëse ajo ia kërkon për ndonjë aleancë të mundshme, por Adela i thotë se këtë do ta ketë parasysh por gjithësesi aleancat krijohen për momentin, atëherë kur është nevoja.