Anjeza : Tema të tilla më vënë në siklet

March 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bikaanjeza-per-sexin-big-brother-albania-225/03/09 13:15

Anjeza i kreh flokët Bikës. Ajo përfiton nga fakti që janë vetëm dhe e pyet atë se përse iku nga debati i Aidës për temën e seksit. Bika i përgjigjet se tema të tilla e vënë në siklet dhe se ka turp të flasë për to. Anjeza i spjegon se po e pyet pasi këtë herë, ka ndër mend ajo të hapë një temë debati të tillë. Ajo thotë se i erdhi kjo ide nga debati i kaluar dhe biseda që pati më pas me Adin për masat mbrojtëse në një marrëdhënie. Bika i përgjigjet shkurt se as i kanë interesuar dhe as i interesojnë, por Anjeza mundohet t’i mbushë mendjen që të paktën të qëndrojë gjatë debatit se herët ose vonë do t’i duhet të përballet me këto gjëra. Bika i thotë se do të qëndrojë për respekt ndaj saj, por nuk do të marrë pjesë në debat sepse nuk ka se cfarë të thojë.