Qetsori : Asnjë nuk njeh lojën time

March 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

qetsori-per-biseden-big-brother-albania-225/03/09 16:12

Sori citon fjalët e shkruara në letrën dedikuar Bikës dhe mendon se kjo letër mund t’i përshtatet më mirë atij. Ai mendon se letrat e gabuara i kanë rënë pikërisht atij. Adela e pyet nëse është i sigurt që gjithë kjo lojë që po bën nuk do t’i shkojë dëm dhe ai përgjigjet se lojën do ta cojë deri në fund. Sipas tij, në këto lojëra që është futur, mund të shtyjë edhe disa javë të tjera qëndrimi në shtëpi. Ai e pyet Adelën se cfarë do të mendonte ajo për të nëse ai një ditë do ta linte lojën përgjysmë, atëherë kur ajo do të mendonte se ai ishte në kulmin e lojës. Adela mendon se këtë do të mund ta bënte vetëm për arsye familjare ndërsa ai i thotë se ajo do të mendonte se nuk e ka njohur aspak atë dhe lojën e tij. Sori thotë se u lë të tjerëve të kuptojnë të kundërtën e asaj që ka realisht. Dhe vetëm pak personave i jep mundësinë që ta njohin vërtetë.