Mimoza Krasniqi : Po luftojmë secili për vete

March 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-dhe-republika-big-brother-albania-226/03/09 02:55

Duke komentuar fjalët që i kishte thënë Anjeza mbi pastërtinë që Mozës i mungonte, Adelajda i ka thënë se kur dikush kishte të drejtë, Mimoza duhet ta pranonte. “Nuk lihen çorapet mbi banakun e kuzhinës!”- i ka thënë ajo Mimozës. Mimoza është munduar t’i shpjegojë rrethanat që e kishin shtyrë atë moment në atë veprim, por Adela ia ka prerë shkurt, duke i thënë se askush nuk donte t’ia dinte se çfarë kishte ajo në mendje. “Po ti pse i ke lënë këtu këpucët e mia?- i ka thënë ajo Adelës, – pse nuk i vure në vend pasi i përdore?”. Pas largimit të Adelajdes, Mimoza i ka thënë Republikës se shkak për gjithë këto situata që po krijoheshin ishte nominimi. “Ne po luftojmë secili për vete dhe po përpiqemi të gjejmë pretekse për të nxjerrë keq të tjerët!” – ka thënë Mimoza dhe ka shtuar se i vinte shumë inat me Adelën që mundohet “t’i tjerrë gjërat”. Ajo i ka thënë Republikës se si tip ishte shumë nevrike, por këtu, në shtëpinë e Big Brother po e përmbante shumë veten dhe po duronte shumë

3