Video – Platformat politike të partive në Republikën e Malit të Zi

March 27, 2009   | Lajmet / Vijesti

situata-parazgjedhore-ne-republiken-e-malit-te-zi_ulqin

Të djelën, në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat marrin pjesë edhe 5 subjekte politike shqiptare, mes tyre Unioni Demokratik i shqiptarëve dhe Forca e re demokratike. Korrepondenti ynë Pellumb Sulo njofton nga Mali i Zi mbi platformat, me te cilat kanë dalë në zgjedhje kandidatët e këtyre dy forcave politike shqiptare.

Situata parazgjedhore në Republikën e Malit të Zi

Më pak se një ditë para zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Mal të Zi, atmosfera po mbizoterohet nga efektet e krizës ekonomike boterore që kanë filluar të ndjehen në vend. Pretendent per te fituar zgjedhjet e se djeles eshte koalicioni “Mali i Zi Europian” i drejtuar nga kryeministri i tanishem, Millo Gjukanoviq. Ne zgjedhje marrin pjesë edhe 5 subjekte politike shqiptare. Partitë politike shqiptare nuk arritën që para fillimit të fushatës, të merren vesh për të dalë me të paktën dy lista zgjedhore, çka do të rriste shanset e tyre për përfaqësim në parlament. Korrepondenti Pëllumb Sulo njofton nga Mali i Zi.

Pëllumb Sulo

Zëri i Amerikës

1.

YouTube Preview Image

2.

YouTube Preview Image
3