Adela: Përpiqem të dukem e fortë

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-me-tanin-big-brother-albania-226/03/09 16:35

Dritani përfiton nga rasti që është vetëm me Adelajdën për të diskutuar me të. Ai thotë që ajo ka ndryshuar shumë sjelljen e saj me Republikën. Adelajda i thotë që kjo ka ndodhur pasi Republika i shprehet shumë keq.Dritani e pyet:-“Mirë ajo përgjigjet keq, po ti si e ndjen veten që përgjigjesh?” Ajo i thotë që dhe ajo ndoshta mund të përgjigjet keq, por e bën këtë gjë pa vetëdije. Dritanit i ka bërë përshtypje tendenca e disa personave(për Qetsorin) për ta afruar dhe biseduar me të. Adelajda i thotë:-“Nuk e kam kuptuar arsyen, por gjithsesi është interesante pasi kam mbushur dhe kohën!” Dritani i thotë që sipas mendimit të tij ajo ka filluar të ndjehet e fortë në lojë. Adelajda i thotë:-“Unë përpiqem të dukem e fortë. Nuk e ke idenë sa herë e mendoj që kur të vi e shtuna unë do kem përsëri ato emocione.”