Adelajda : Bukuria nuk është lojë

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

stili-i-adeles-big-brother-albania-226/03/09 15:47

Adi diskuton për ngjyrat e produkteve kozmetike të femrave. Ai thotë që ngjyra rozë nuk e duron dot, por i pëlqen e kuqja që Anjeza kishte lyer buzët. Adelajda i thotë që asaj nuk i shkon ajo lloj e kuqeje. Këtu merr shkas Bjordi për të komentuar atë. Ai thotë:-“Ti nuk ke stil fare, ta them me zemër!” Adi e këshillon Adelajdën që kur të dalë nga “Big Brother” të shkojë në një qëndër estetike, dhe t`ja lë në dorë pamjen e saj një profesionisteje. Anjeza mendon që femra që është më e bukur në shtëpi është Adelajda. Sipas saj, ajo i ka tiparet më të rregullta se Mimoza. Adi ia kthen, që për syrin e mashkullit Mmimoza është më e mirë. Ai shton:-“Adelajda ka tiparet e fytyrës më joshëse, por këtu fillon dhe mbaron ajo!” Bjordi shton:-“Bukuria nuk është lojë!”