Adelajda dhe Bika : Mos ngri tonin e zërit

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bikaadelazenke27/03/09 13:50

Adela dhe Bika janë duke bërë gati mëngjesin. Adela është duke biseduar me Dritanin. Bika i flet Adelës me një ton të ashpër e të ngritur në lidhje me mëngjesin që po përgatisnin. Adela ia kthen duke i thënë se ajo duhet të ndryshojë tonin e zërit pasi nuk i pëlqeu, madje ajo e imiton për t’ia vënë në dukje më shumë asaj. Bika i thotë se ashtu e ka tonin e zërit dhe disa e pëlqejnë e disa jo, njësoj sic u duket disa të tjerëve acarues zëri i Adelës. Dritani mundohet që t’i tërheqë vëmendjen Adelës nga zëmka dhe i thotë se ishin duke biseduar të dy. Bika përfiton nga këto fjalë dhe thotë se Adelës nuk i dëgjon se cfarë thonë të tjerët në një bisedë. Dritani mundohet t’i japë fund zënkës.