Adi dhe Qetsori bëjnë pakt me Anin

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

ani-dhe-adi-big-brother-albania-2Humori ynë është pa të keq

Dy meshkujt me moshë më të madhe brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke njohur karakterin e tyre të prirur drejt batutave me humor, ndoshta edhe të hidhur, janë sqaruar menjëherë me banorin më të ri, Anin. Duke ditur se njëlloj si në jetën jashtë shtëpisë, edhe aty brenda ata nuk do rrinin dot pa bërë ndonjë shaka në lidhje me gjatësinë trupore të Anit, ia thanë atij hapur se gjithçka që ata do të komentonin do të ishte thjesht humor dhe asgjë e keqe. Me shumë sportivitet, djaloshi me shtat të vogël, por me një mprehtësi të këndshme, e mori me shumë humor komentin e Adit edhe Qetsorit. Dy djemtë, që duket se nuk jetojnë dot pa bërë humor mbi gjithçka, kanë menduar se është më mirë ta bëjnë që në fillim një pakt me konkurrentin e ri, para banorë dashakeqës, që ta shfrytëzojnë humorin e tyre ndaj Anit si shkak për t’u zbehur suksesin para publikut televiziv. 

1