Aida dhe Qetsori : Flit vetëm natën e spektaklit

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

aida-per-biken-big-brother-albania-2Flit vetëm natën e spektaklit, përndryshe nuk ka seriozitet

Qetsori, duke iu rikthyer temës së rilidhjes së Bjordit me babanë e tij, tha se të gjithë kanë histori të veçanta për të treguar. Madje, edhe ai mund të tregonte një copëz të trishtë nga jeta e tij, por nuk e shikon të udhës. Aida, sapo dëgjoi këtë gjë, e këshilloi menjëherë Qetsorin, që nëse do të vendosë të flasë duhet ta bëjë vetëm të shtunën mbrëma, natën e spektaklit të madh “Big Brother”. Vajza i ka kujtuar banorit nga Vlora se “këta”, duke iu referuar konkurrentëve të tjerë, sapo të dëgjojnë se po tregon diçka do t’ia nisin këngës. Prandaj, si rrugë të vetme që banorët të kishin vëmendje mbi historinë e Qetsorit, Aida ka parë orët e spektaklit, ku sipas saj, banorët hiqeshin si të dashur dhe të vëmendshëm. Sipas Aidës, Qetsori nëse ka diçka të rëndësishme për ta rrëfyer duhet të presë të shtunën dhe të mos flasë gjatë javës, pasi banorët gjithçka do ta merrnin jo shumë seriozisht.

 

2