Anjeza dhe Aida : Më duket kohë e gjatë

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-bashkejetesen-big-brother-albania-227/03/09 05:27

Anjeza diskuton me Aidën se këto lloj spektaklesh i shihte më tjetër sy më parë, ndërsa tani ndryshe. Ajo tregon se më parë nuk e kuptonte se përse një banor duhej të qante për atë që dilte, ndërsa tani po e kupton se sa shumë lidhesh me të tjerët për kohën që qëndrojnë në shtëpi. Edhe Aida mendon se ata që i shohin nga jashtë nuk arrijnë të kuptojnë se sa të rëndësishëm bëhen për njeri-tjetrin. Aida thotë se i duket sikur ka një vit që po jeton në shtëpi me të tjerët dhe se shpesh habitet se si ka mundësi që ata nuk e kuptojnë që ajo ka disa vese e nuk duhet t’ia vënë re, por që në realitet koha nuk ka qënë e mjaftueshme deri në këtë pikë. Anjeza thotë se është përshtatur shumë mirë me të gjithë dhe i duket sikur ata e kanë njohur prej kohësh. Sipas Aidës, ajo duhet të ndjehet komode në shtëpi pasi banorët nuk e ngacmojnë sepse e kanë kaluar atë fazë me njeri-tjetrin dhe se ajo nuk duhet të ndjehet e sulmuar nga ta.