Anjeza “skllaveron” meshkujt e Big Brother Albania 2

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-big-brother-albania-2

Duket se banorja me e re femer, e cila nuk ka as nje jave qe ka hyre ne shtepine e BB-se, eshte vene ne qender te vemendjes. Parukierja duket se ka fituar gjithe xhentilesen e meshkujve te shtepise. Ne fotot qe ju kemi sjelle, duket qarte qe ajo eshte e afruar me te gjithe meshkujt, te cilet, ndoshta, “jane velur” me vajzat qe kane qene pjese e lojes qe ne fillim. 

Ajo qe eshte shqetesuar me shume nga futja e Anjezes ne shtepi, ka qene Adelajde, e cila ne nje bisede me Bjordin, kur ndodheshin vetem ne oborr, i ka thene atij se ai nuk mund te afrohet me te gjitha vajzat e shtepise, duke i permendur dhe rastin e Mesides, vajzen me te cilen Bjordi u afrua shume nje fare kohe.

E, megjithate, Bjordi nuk ka nguruar te afrohet me banoren me te re te shtepise, e cila kete here ka terhequr vemendjen e te gjitheve. Por, duket se shoqerine me te madhe ajo po e krijon me Adin, te cilit nuk ka nguruar t’i beje dhe disa sherbime parukerie, si ne rastin kur po i rregullonte thonjte. 

Nese eshte me te vertete Anjeza e adhuruar nga meshkujt e shtepise, apo fakti qe afrohet me te gjithe eshte pjese e lojes se saj, kjo nuk dihet, sepse, duke pasur mundesine te studioje lojen nga jashte, Anjeza ndoshta ka shume mundesi qe kete ta perdore si taktike te sajen.

2