Arjon : Djemtë ndjehen të ofenduar

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-tek-dera-big-brother-albania-226/03/09 14:00

Arjoni shikon Adelën që ndodhet në dhomën e vajzave. Ai i kërkon që ta puthë e përqafojë dhe i kërkon që të vijë aty ku ndodhet ai, pasi nuk mund të kalojë pragun e derës së dhomës së vajzave sepse e kanë të ndaluar. Brenda në dhomë ndodhet e dhe Bika e cila e komenton menjëherë veprimin e Arjonit. Ajo përsërit me tone ironike shprehjen e Arjonit se nuk e kalon pragun e derës. Adela i thotë se Arjoni ndihet i ofenduar që pas vendosjes së rregullit të saj. Bika ia kthen me të njëjtin ton se kur u ofendua Bjordi, i cili nuk kishte përse të ofendohej sepse ajo ia spjegoi mirë, jo më Arjoni.