Bika është e egër

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-biken-big-brother-albania-228/03/09 03:20

Bjordi ankohet se Arjonit iu dha mundësia për t’u futur në dhomën e vajzave duke e konsideruar si një djalë me edukatë dhe sjellje të mirë, ndërsa atij jo. Ai tregon se më parë ishte ai që konsiderohej si person jo i rrezikshëm, ndërsa tani nuk e lejojnë të afrohet as te dera. Adela i thotë se nëse vjen, rrezikon të rrihet nga Bika, ashtu si më parë kur mundohej që ta puthte para se ajo të flinte. Bjordi sqaron se Bika ka nevojë për kontakt fizik dhe afeksion me njerëzit e ndaj ai mundohej ta puthte. Sipas tij, Bika është e egër dhe ai vetëm kërkon të zbulojë tek ajo butësinë e saj. Dritani mendon se Bika nuk është aspak e egër dhe se me atë sillet mirë, por Bjordi mendon se ai merrë këtë sjellje ngaqë ka një prezencë serioze. Ai mendon se të tjerët nuk duhet ta shohin atë si serioz, pasi ndjehetende si fëmijë.