Kavaja dëshiron fituesen e saj | Big Brother Albania 2

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

kavaja-adelajda-big-brother-albania-2Në faqet e gazetës së qytetit “Kavaja progres”, të rinjtë përkrahin Adelën

Bashkëmoshatarët e saj, madje edhe të rinj gjimnazistë, shprehen se sjellja që po tregon Adela në “Big Brother” nuk është lojë, por pjesë e sinqeritetit të saj. Ne e pranojmë deklarimin e saj, kur mendojmë se ballafaqohen dy breza, por njëkohësisht e mbështesim fort. Respektojmë çdo ndjenjë që buron nga një shpirt i pastër, qoftë edhe i lënduar. Ndihemi mirë, tha një gjimnazist, kur na kërkohet mbështetje për të thyer konservatorizmin, apo fanatizmin që vërtet ekziston në një qytet maskilist si Kavaja. Mbështetja jonë konsiston në vlerat e vërteta që kemi si shoqëri dhe këto duhen bërë me prezantime dinjitoze. Kudo që debutojmë kemi lënë gjurmë, mjaft të kujtojmë këngëtaren e madhe të festivaleve Parashqevi Simakun, triumfuesin tek “Ethet” Erti Hizmo dhe tani është radha e Adelajdës në “Big Brother”. Nëpërmjet këtij opinioni i urojmë Adelës suksese dhe kurajo për sfidat që e presin si konkurruesja më e fortë në këtë “reality”. Bashkë me urimin, ftojmë opinionin e shëndoshë të Kavajës të mbështesin Adelën, për të treguar se pjesa e emancipuar e shoqërisë është më e madhe se ajo pjesë që nuk e do emancipimin. 

31