Kuzhinier Toni, komenton banorët, ose “punëtorët” e picerisë më të famshme në Shqipëri

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-dhe-arjoni-big-brother-albania-2Arjoni dhe Adela kanë shije të njëjta

Pavarësisht se është rritur në Shqipëri, Adelajda që e vogël ka parë stacione të huaja. Ajo ka pasur pasion filmat vizatimorë që transmetoheshin në televizionet italiane. Arjoni është surprizuar nga kjo gjë dhe nuk e ka fshehur kureshtjen kur ka mësuar gjatë një bisede se vajza nga qyteti i vogël i Kavajës, njëlloj si ai, kishte të preferuar filma për fëmijë si “Dragonboll”, apo “Pikaçu”. Adelajda, me një kujtesë të hekurt, i ka përmendur Arjonit të gjithë filmat që ata kanë mundur të shohin në fëmijërinë e tyre, pa harruar asnjë titull. Djali nga Vlora është gëzuar dhe ka përgëzuar Adelën për këtë fakt. Më pas biseda e dy banorëve me shije të njëjta për sa u përket filmave për fëmijë ka vazhduar, duke kënduar këngët e një tjetër personazhi të njohur të fëmijërisë së tyre, Ambra.

Qetsori: Për emrin kam komplekse

Janë habitur të gjithë kur kanë dëgjuar emrin jo fort të zakonshëm të konkurrentit nga jugu, Qetsor, sepse është një emër që nuk ndeshet shpesh, madje as në vendlindjen e tij, qytetin bregdetar të Vlorës. Megjithëse prisnim që ai të pyetej nga banorët që ditët e para të qëndrimit në shtëpi, vetëm pak kohë më parë u ka treguar shokëve se emrin ia ka ngjitur një mik i familjes, që në kohën kur ai lindi ishte në burg dhe që andej ia ka nisur emrin prindërve të tij nëpërmjet një letre, ku kishte shkruar edhe një poezi. Emri Qetsor atij iu vendos edhe si ogur i mirë, pasi familja e nënës së tij ishte e pakënaqur me martesën dhe zgjedhjen e së bijës. Konkurrenti 33-vjeçar, i dalluar për faktin se gjithmonë ka dëshirë të nxisë debatin dhe për batutat provokuese, ka rrëfyer gjithashtu se në moshë të vogël shokët e shkollës e ngacmonin për shkak të emrit. Qetsori pranon se gjatë gjithë jetës, emri i tij.

8