Lirita dhe Aida : Sa më do ti mua ?

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

lirita-dhe-aida-puth-big-brother-albania-2Me nota erotike e ka menduar klipin e saj, vajza energjike, që këtë radhë ka kërkuar edhe ndihmën e mikeshës së saj të ngushtë


Specialistët e marketingut pohojnë se seksi shet, por duket se këtë gjë e di mirë edhe Aida, aq më shumë kur tani do t’i duhet që për shkak të provës që “Vëllai i Madh” i ka dhënë, duhet të shesë sa më shumë pica. Me nota erotike e ka menduar klipin e saj, vajza energjike, që këtë radhë ka kërkuar edhe ndihmën e mikeshës së saj të ngushtë, Lirita. Ndërkohë që vajza nga Kosova nuk ka dhënë asnjë ide mbi spotin e reklamës së picave, Aida ka menduar vetë për gjithçka. Ajo i ka sugjeruar banores tjetër, që klipi do të ishte një vrapim, ku Lirita duhej ta ndalte atë dhe të ulura mbi divan, ato do të shprehnin dashurinë. Gjithashtu, Lirita duhej t’i premtonte Aidës se ajo nuk do t’i hante komplet picat si zakonisht, por do ta ndante përgjysmë me mikeshën. “Më thuaj sa më do, sa qielli, sa toka, sa deti sa bota”, ky do të ishte slogani që sipas Aidës do t’i bënte shikuesit të merrnin telefonin dhe të porosisin picat me emrat e vajzave.

2