Mimoza dhe Aida, dy më të votuarat për të lënë shtëpinë

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Mimoza dhe Aida, dy më të votuarat për të lënë shtëpinë

aida-big-brother-albania11mimoza-sexy

Edhe opinionistët javën e shkuar u pozicionuan qartazi teksa pohuan se shtëpinë e “Big Brother” duhet ta lërë Mimoza, pasi dihet, në këto raste ka më shumë shansse për të ndenjur ai që është më aktiv dhe dhuron më shumë spektakël.Deri tani banorët kanë kërkuar të eliminojnë më të fortët dhe me siguri kjo ka qenë arsyeja që kësaj here në nominim shkuan gjashtë veta në mënyrë që t’i jepej mundësi publikut të vendosë, jo aq banorëve. Nëse Mimoza thuhet se nuk ka qenë aq aktive prandaj dhe votohet, Aida në fakt ka bërë të kundërtën, ka qenë e tillë, ka krijuar shumë konflikte ku më i spikaturi është ai me Adelajdën dhe në ndryshim nga kjo e fundit, nuk ka shumë mbështetje brenda shtëpisë, me përjashtim të Liritës. Duket se kësaj rradhe Lirita nuk rrezikon edhe pse shumë mendonin se ishte më e favorizuara për të lënë shtëpinë.
Nëse nga Kosova do ketë shumë sms që kërkojnë largimin e Aidës për të shpëtuar Mimozën, ka të ngjarë që Aida ta lërë sonte shtëpinë, megjithëse duket më logjike që e eliminuara e radhës të jetë Mimoza.

15