Në Tiranë triumfon piceria Big Brother Albania 2

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

piceria-big-brother-albania-2

Fitimet shkojnë për bamirësi

Qindra qytetarë të Tiranës kanë porositur picat e përgatitura nga banorët e tyre të preferuar brenda shtëpisë së”Big Brother “

Qetsori ishte banori më aktiv në organizimin e punëve dhe duke qenë se jemi kolegë, natyrshëm ai ishte një hap para të tjerëve në përgatitjen e picave.¨
Adi, sapo mësoi menynë dhe përmbajtjen që kishte pica me emrin e tij, nuk bëri as lëvizjen më të vogël për ta mësuar. Më bëri përshtypje se ai priste që picën e tij t’ia përgatisja unë.

Lirita ishte një vajzë e thjeshtë dhe menjëherë m’u afrua, duke më pyetur gjerë e gjatë për mënyrën sesi do t’i përgatisnim picat. Ajo ishte e gatshme të dëgjonte dhe të provonte, pa u lodhur.

Aida, më shumë se të mësonte mbi përgatitjen e picave, filloi të shfrytëzonte rastin që unë vija nga jashtë dhe të më pyesë se çfarë ndodh atje dhe cili ishte nga publiku banori më i pëlqyer.

Bjordi ishte i vetmi nga banorët që nuk e vrau mendjen fare që të shtrohej në punë për të gatuar picën e tij. Mu duk se nuk ishte i interesuar fare për punën që po bëhej dhe rrinte si dembel.

Moza ishte femra që më tërhoqi, jo vetëm me pamjen që m’u duk njëlloj e bukur si në ekran, por edhe për mënyrën sesi të afrohej. Edhe dialekti i saj m’u duk tërheqës.

Adelajda më zhgënjeu pak, sepse ndryshe më ishte dukur nga ekrani. Mesa duket është fotozhenike dhe del mirë para kamerave, sepse nga afër nuk ishte edhe aq e bukur.

2