Tema tabu në Big Brother Albania 2

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

diskutimi-big-brother-albania-227/03/09 01:30

Banorët kanë biseduar gjatë natës për një temë tabu për disa, seksin. Disa prej tyre nuk kanë preferuar që të bashkëbisedojnë me të tjerët, por gjithësesi kanë qëndruar aty për të dëgjuar. Ata janë ndarë në dy grupe, vajzat dhe djemtë dhe janë ulur përballë njeri-tjetrit. Biseda ka qënë përballja e mendimeve të këtyre dy grupeve dhe se si e konceptonin ata këtë ndarje. Ata bënin pyetje për grupin tjetër të cilët ishin të detyruar që të jepnin mendimet e tyre. Diskutimi i tyre ka vazhduar mbi këtë temë ku ata kanë shprehur njohuritë e tyre. Shpesh herë biseda është bërë edhe me tone të larta pasi mendimet e tyre ishin të ndryshme.