Mjaft me fragmentarizime dhe mjaft me parti politike

March 30, 2009   | Reportazh / Reportaža

muhamed-gjokajLista për Tuzin
Ne do të përkrahim ato subjekte politike dhe ata liderë politikë që tregojnë gatishmëri të na i mbështesin kërkesat tona por edhe ata të cilët shfaqin vullnet për bashkëpunim drejt realizimi të agjendës sonë..
Të bazuar në të perditshmen e shoqërisë sonë dhe duke marrë parasyshsituatës në të cilën gjendet ajo, neve si një grup aktivistësh të angazhuar për të drejtat e njeriut dhe për cështjen e Komunës së Tuzit, të shoqëruar nga shumë përkrahës me të cilët ndajmë të njëjtën brengë dhe bindje,
Të motivuar së pari nga qëllimet e shëndoshta për vendin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë, kemi vendosur që të bashkohemi dhe të organizohemi si një grup joformal i qytetarëve i cili do të identifikohet si Lista për Tuzin.
Përveç motivit kryesor, fitimi i statusit të Komunës së Tuzit, ne si grup kemi prioritet tona dhe ato janë interesat e banorëve lokal të Komunës së Tuzit me tërë territor të Malësisë dhe ajo do të jetë agjenda e veprimtarise sonë në të ardhmen.
Jemi të vetëdijshëm për realitetin e brisht që mbizotëron sot në mesin e shoqërisë sonë dhe për shumë probleme me të cilat ballafaqohemi si shoqëri dhe si pakicë kombëtare në Mal të Zi.
Rreziqet që na kanosen nga asimilimi, ndryshimi i strukturës demografike papunësia dhe shpërngulja e banorëve lokal etj,
Te vetëdijshëm se dalja me një grup të tillë në këtë situatë dhe moment mjaft të vështirë për popullatën shqiptare në Mal të Zi, do të zgjojmë si interesim ashtu edhe kritikë, të arsyeshme.
Se mjaft me fragmentarizim dhe mjaft me parti politike.
Pikërisht ne do t`i shmangemi këtij fenomeni dhe do të funksionojmë si grup qytetarësh me karakter joformal, i cili do të merret me animimin e çështje së Komunës së Tuzit dhe me kërkesat e banorëve lokalë, duke kërkuar vota dhe përkrahje për opcionet dhe subjektet politike me të cilat neve do të bashkëpunojmë. Me pas votat do t`i orientojmë tek subjekti apo koalicionet me të cilët do gjejmë mirëkuptim për idetë dhe kërkesat tona.
Kjo mënyrë e veprimit politik është një risi në skenen politike në Mal të Zi me një qasje krejtësisht të re të perceptimit të politikës që ka bazën në vullnetin për përmirësimin e pozitës se shoqërisë dhe të banorëve lokalë dhe në artikulimin më të qartë të interesave për të cilat ky grup do të angazhohet.
Ne do të përkrahim ato subjekte politike dhe ata liderë politikë që tregojnë gatishmëri të na i mbështesin kërkesat tona por edhe ata të cilët shfaqin vullnet për bashkëpunim drejt realizimi të agjendës sonë..
Po ashtu përkrahja jonë do të zgjerohet edhe në realizimin e këtyre objektivave, duke përfshirë këtu, këshillat juridike, strategjitë e veprimit në praktikë e deri tek projektet konkrete dhe realizimin e tyre.
Ne kemi lidhur marrëveshje parazgjedhore me njërin nga subjeketin e Listës Shqiptare, Alternativën Shqiptare dhe synojme te fitojmë deputetin, i cili do të na prezantojë kërkesat tona në Parlamentin e Malit të Zi.
Më pas do të fillojmë përgatitjet për nivel lokal që është edhe pikësynimi ynë dhe motivi kryesor i themelimit të kësaj Liste.
Përfaqësuesi i Listës për Tuzin.

Muhamed Gjokaj
Koha Javore

1