Flet, Ish-i dashuri i Aidës

March 31, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-dhe-ish-i-dashuri-big-brother-albania-2Ish-i dashuri i Aidës së “BB2” tregon gjithçka për lidhjen e tij të dashurisë, për njohjen me të ndjerin babin e Aidës, për largimin e saj në Itali, për tatuazhin e çuditshëm në trupin e saj dhe për motivet që i larguan nga njëri-tjetri. Ajo preferoi shtëpinë e një “reality shou”, ndërsa ai shkoi edhe më tej, pikërisht në kontinentin e largët të Amerikës…

Për herë të parë rrëfehet ekskluzivisht për gazetën “Korrieri” ish-i dashuri i njërës prej protagonisteve kryesore të edicionit të dytë të “Big Brother Albania”. Endrit Masha, djaloshi simpatik që aktualisht po kryen një specializim ne Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon për marrëdhënien e tij me Aidën.
Një dashuri e bukur që nisi mes njohjeve dhe shoqërisë së përbashkët, lidhja katërvjeçare e tyre, të papriturat, surprizat, çmenduria që ajo ka bërë në emër të dashurisë dhe arsyet e ndarjes së tyre. Endriti ka pranuar më në fund të hapë zemrën për gjithë lexuesit e gazetës dhe fansat e Aidës, ashtu siç e pranoi
si pjesë të tijën në një lidhje të paharrueshme që zgjati jo pak, por plot katër vjet.
-Endrit, jemi kuriozë të dimë sesi e ke njohur ti Aidën përpara se të lidheshe me të?
“Me Aidën jam njohur në një ambient shoqëror, gati 10 vjet më parë, teksa dilnim dhe frekuentonim lokalet e të ashtuquajturës zonë e Bllokut. Kishim shoqëri të përbashkët, të cilët sot e kësaj dite janë miqtë tanë më të mirë”.
-Çfarë të ka pëlqyer tek ajo dhe çfarë tipi është Aida?
“Më ka pëlqyer dhe vazhdon të më pëlqejë tipi i saj i hedhur dhe tepër i çiltër. Aida është një vajzë shumë
energjike dhe impulsive në disa raste. Nuk pëlqen njerëzit që aktrojnë në jetën reale dhe nuk paragjykon askënd”.
-Sa zgjati lidhja juaj dhe si mund ta përshkruani sot atë?
“Lidhja jonë zgjati rreth 4 vjet. Një histori plot surpriza dhe shumë për t’i dhuruar njëri-tjetrit”.
-Si çdo lidhje dashurie, edhe ju besoj keni pasur ato uljet e ngritjet tuaja. Për çfarë ziheshit më shumë me njëri-tjetrin, për çfarë konfliktoheshit?
“Jo dhe aq, por në ato të pakta raste që kishte grindje, si çdo çift gjenim gjuhën e përbashkët shumë shpejt, me anë të mirëkuptimit”.
-Arsyeja për të cilën jeni ndarë?
“Do të thosha që më shumë është një pauzë mes nesh. Për momentin vrapojmë në dy rrugë të ndryshme,
që nuk mund të kryqëzohen. Prioriteti jonë është karriera, që e bën të pamundur lidhjen tonë falë largësisë. Një kryqëzim në të tillë situatë, do të ishte një pengesë për prioritetet që unë dhe Aida ndajmë”.
-Ju e dinit përpara se të lidheshit, se Aidës i kishin vdekur të dy prindërit. A fliste ajo me ty për këtë gjë dhe si je përpjekur për ta ndihmuar?

“Unë kam arritur të njoh babin e saj. Aidën e kam ndihmuar moralisht dhe shpirtërisht, që të zgjidhte rrugën më të mirë për të hedhur pas krahësh një histori të dhimbshme dhe të ndërtonte një jetë të sajën, duke filluar nga e para”.
-Aida duket tip i lezetshëm nga ekrani, në njëfarë mënyre një femër që nuk e vret mendjen për opinionin e të tjerëve, apo jo?
“Mendoj se Aida nuk e vret mendjen për opinionin, por ka ndërtuar një jetë të sajën, të cilën do ta shijojë në atë formë apo mënyrë që asaj i pëlqen. Nuk besoj se ndikohet nga gjykimet e njerëzve, qofshin pozitive apo negative”.
-Ju jetoni në Shqipëri apo gjetkë?

“Për momentin jam me studime dhe po bëj një specializim në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
-Aida ka treguar që ka kaluar në Itali një periudhë të jetës së saj. Keni qenë bashkë gjatë kësaj kohe, apo më pas jeni njohur?
“Bëhet fjalë për vitet ‘95-‘96. Ne jemi njohur, pasi ajo është kthyer nga Italia”.
-Të ka folur ajo për këtë pjesë të jetës së saj, për çfarë motivesh shkoi në Itali?
“Kam mësuar që ka qenë dëshira e babait të Aidës për të vazhduar studimet në Itali, por ka qenë Aida që nuk ka preferuar të qëndrojë larg të atit, pasi ajo ka qenë tej mase e lidhur pas tij”.
-Është tip i shoqërueshëm Aida? A ka shokë e shoqe?
“Mjaft e shoqërueshme dhe ka një shoqëri shumë të zgjeruar”.
-Gjëja më e çmendur që ajo ka bërë për ty në kohën kur ishit të dashuruar?
“Një tatuazh besnikërie”.
-Si e more vesh që ajo hyri në “Big Brother 2” dhe si e prite këtë vendim?
“Kam qenë në Tiranë kur ajo vendosi për të marrë pjesë në “BB2”. Për mua është më se normale të marrësh pjesë në një “reality show” dhe nuk jam penduar në asnjë moment për vendimin e Aidës”.
-Sipas teje, me aq sa ti e ke njohur dhe ke qëndruar me të, a është ajo që shohim nga ekrani Aida e vërtetë?
“Mos të harrojmë që “BB” është një lojë dhe çdo lojë apo reality show ka një skenar. Në momentin që të jepet, ti bëhesh aktor. Deri diku Aidën e shoh shumë afër Aidës së vërtetë dhe mendoj se ka qenë vetvetja. Ajo nuk pëlqen lojën e disa banorëve dhe karakterin e disa të tjerëve. Këtë besoj se e kanë kuptuar të gjithë dhe qëndrimi i saj ka qenë i hapur kundrejt çdo banori të shtëpisë”.
-Sipas teje, cila është strategjia që ajo po përdor aty brenda?
“Për mendimin tim, Aida nuk po luan me strategji, por me letra të hapura”.
-Duket sikur ajo ka një farë afrimiteti ndaj Dritanit, por duke e ditur që ai është besnik i të fejuarës së tij, ajo shpeshherë largohet prej tij. Mund të ketë diçka mes tyre dhe a është Aida tip që futet në mes të një lidhjeje, nëse ajo ndjen diçka për një mashkull?
“Aida e respekton dhe adhuron lidhjen e Dritanit. Ajo ka njohur një djalë shumë serioz dhe tepër besnik. Mendoj se Dritani ka fituar një respekt të madh kundrejt Aidës. Mes tyre ekziston një shoqëri shumë e pastër dhe e bukur. Aida nuk do të futej kurrë në mes të një lidhjeje, pasi është një vajzë që i ruan me shumë fanatizëm kufijtë e respektit ndaj vetvetes”.
-Nëse do të jepej mundësia ti komunikoje diçka Aidës aty brenda, çfarë do t’i thoshe?
“Ti je një shkëmb (You Rock)”.

Burimi. Korrieri Suplement

5