Ani : Kjo herë ishte ndryshe

pper-nominarjonani-big-brother-albania-229/03/09 19:40

Ani bisedon me Arjonin për mënyrën e nominimit të kësaj here. Ai e pyet nëse kjo ishte praktikuar dhe më parë apo jo. Arjoni i tregon se ishte hera e parë, por herët e tjera mund të bëhen sic janë bërë më parë, vetëm në dhomën e rrëfimit. Ai e këshillon që të mos e vrasë mendjen për këtë herë që kaloi pasi herët e tjera do të jetë i vetëm dhe mund të thojë cfarë të dojë. Arjoni e krahason si lojë me top, ku njeri mund të shënojë e tjetri jo, por në fund mbeten miq pasi ishte një lojë. Ai i thotë Anit se nuk e di se cilët ka nominuar por, dëgjoi se Bika ishte e mërzitur. Arjoni i jep mendimin se loja tani është në dorë të atij që ka nominuar, do të varet nga mënyra se si do sillet. Nëse ajo do sillet mirë e do ta afrojë, ai mund të ndryshojë mendim e nuk e nominon më, nëse ajo sillet keq, ai do të mbajë mendimin e parë dhe personi që nominohet nuk duhet t’i mbajë inat se fundja janë të detyruar të nominojnë dikë.